“Imazhet tronditëse përbëjnë paralajmërim të fortë jo vetëm për ‘tokën e zjarrit dhe të akullit’ por edhe botën”

  • 19 August 2019 - 19:25
“Imazhet tronditëse përbëjnë paralajmërim të fortë jo vetëm për ‘tokën e zjarrit dhe të akullit’ por edhe botën”

Imazhet tronditëse të publikuara nga NASA tregojnë se si temperaturat e larta në Arktik kanë bërë që një akullnajë e madhe në Islandë të shkrihet – në vetëm tre dekada. Akullnajëja Okjökull, e cila njihet shkurt si Ok, e cila dikur ishte 16 km², tani është zhdukur plotësisht.

Pamjet e marra në vitin 1986 tregojnë se akullnaja mbulon një mal të madh në perëndim të Islandës, por, në foton e fundit, shihet vetëm një copë e vogël akulli është gjithçka që mbetet.

Ekspertët nga NASA, të cilët kanë ndjekur shkrirjen graduale të akullnajës për 30 vitet e fundit, thonë se vala e nxehtë që goditi Evropën këtë vit po e bën problemin e shkrirjes në rajon shumë më keq.

Akullnajat formohen nga dëbora që bëhet e ngjeshur me kalimin e viteve duke u kthyer në akull. Ajo ndikon edhe në peshën e gravitetit.

Megjithatë, Okjökull është rralluar aq shumë sa që nuk ka më masë të mjaftueshme për të rrjedhur. Okjökull, pjesë e grupit të akullnajave Langjökull, u shpall zyrtarisht ‘e vdekur’ në 2014.

Islanda shënoi momentin e keqardhjes me një pllakë emocionale, e zbuluar në korrik.

Ajo mbart një paralajmërim të ashpër për gjeneratën e tanishme, ndërsa ndryshimet klimatike kërcënojnë shkatërrimin në shumë pika të çmuara të Tokës.

‘Ok është akullnaja e parë islandeze që humbet statusin e saj si një akullnajë. Në 200 vitet e ardhshme, të gjithë akullnajat tona pritet të ndjekin të njëjtën rrugë”, thuhet në raportin e NASA-s. 

Islandezët e quajnë kombin e tyre “Tokë e Zjarrit dhe Akullit” për peizazhin e saj me vullkane dhe akullnaja, por në të ardhmen si pasojë e rritjes së temperaturave globale, kërcënohet ekzistenca e kësaj “toke të akullt”.

(Kosova Sot Online)