Gjendet mumia me kafkë të çuditshme

  • 23 August 2019 - 08:25
Gjendet mumia me kafkë të çuditshme

Arkeologët janë duke u munduar ta zbërthejnë një mister që ka të bëjë me zbulimin e një mumieje 2000 vjet të vjetër egjiptiane, kafka e së cilës përmban gjurmë të lëna nga truri. Në kafkë shihen shenjat e enëve të gjakut dhe shkencëtarët tani janë duke u munduar ta kuptojnë se si kanë mundur strukturat aq të brishta, të lënë gjurmë në kafkë, në pjesën e fortë ashtërore.

“Ky është rasti më i vjetër i gjurmëve të mumifikuara të enëve të gjakut”, thotë njëri ndër autorët e studimit, Dr. Albert Isidro. Deri tani ka pasur shumë pak raste të këtilla. Mumia, “pronare” e kësaj kafke, është gjetur në vitin 2010, bashkë me 50 mumie të tjera në pjesën jugore të Hierakonpolisit, në Egjipt. Ende nuk është gjetur asnjë shpjegim për këtë fenomen. 

(Kosova Sot Online)