Tregimi i vërtetë rreth fantazmës së grenbierit

  • 26 August 2019 - 09:11
Tregimi i vërtetë rreth fantazmës së grenbierit

Eashtuquajtura fantazma e Grenbierit në fakt ishte Elva Zona Heaster-Shue, një grua lokale, e cila ishte gjetur e vdekur më 23 janar të vitit 1897. Mjekët në fillim thanë se vdekja e saj kishte ardhur si pasojë një alivanosjeje të pashpjegueshme, e më pas se vdekja ishte shkaktuar nga vdekja e fëmijës.

Por, e bija e Elvas dinte diçka krejtësisht tjetër. Katër net me radhë asaj i ishte paraqitur një fantazmë te këmbët e nënës së saj, duke i thënë se atë, në fakt e kishte plasur (ngufatur) burri i saj farkëtar.

Nëna përfundimisht vendosi që të shkonte te prokurori lokal. Kur u zhvarros Elva, u pa se me të vërtetë ajo e kishte qafën e thyer. Burri i saj më pas u gjykua dhe u dënua, duke vdekur në burg. Konstatohet se ky ishte rasti i parë që ishte zgjidhur me ndihmën e një fantazme.

(Kosova Sot Online)