Shefi i NASA-s: Plutoni është planet, s’e ndryshoj mendjen

  • 27 August 2019 - 11:04
Shefi i NASA-s: Plutoni është planet, s’e ndryshoj mendjen

Statusi i Plutonit është vënë edhe një herë në pikëpyetje pasi administrator i NASA-s tha se beson që ky trup qiellor është planet.

Duke folur në organizimin “First Robotics” në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, administrator i NASA-s, Jim Bridenstine, doli në kundërshtim me konventën duke e vendosur veten në anën e kundërt të debatit për Plutonin.

“Vetëm sa për dijeninë tuaj, sipas pikëpamjes sime, Plutoni është planet. Mund ta shkruani lajmin se administratori i NASA-s ka deklaruar përsëri se Plutoni është planet. Jam këmbëngulës në këtë, kështu e kam mësuar dhe jam i përkushtuar ndaj kësaj teorie”, tha ai.

Plutoni ishte shpallur planet për herë të parë në vitin 1930 pasi ishte zbuluar nga astronomi amerikan, Clyde Tombaugh. Në atë kohë, besohej se plutoni është planeti i nëntë nga Dielli dhe qëndron në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor në Rripin e Kuiper-it.

Statusi i tij prej planeti ishte vënë në pikëpyetje para 62 vjetësh pas zbulimit të objekteve të tjera qiellore të madhësisë së ngjashme në rajonin e njëjtë në hapësirë.

Në vitin 2005, astronautët e zbuluan një objekt të largët, të quajtur Eris, i cili ishte 27 për qind më i madh se Plutoni, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)