Shihet një UFO duke kaluar afër avionit të udhëtarëve

  • 04 shtator 2019 - 08:48
Shihet një UFO duke kaluar afër avionit të udhëtarëve

Një “fluturake aliene” është fotografuar duke kaluar afër një avioni të udhëtarëve, në atë që duket të jetë njëra ndër paraqitjet e fundit të UFO-ve. I fotografuar nga ana e djathtë e një aeroplani të udhëtarëve që fluturonte mbi Sietëll, Uashington, fluturakja në formë të pjatës fluturuese shihej duke fluturuar herë nën, e herë mbi re.

Tanimë kanë filluar spekulimet në lidhje me këtë që është parë. “Mund t’i shohë dy arsye të mundshme dhe tri rezultate të mundshme për një UFO që bën këto gjëra”, shkruan përdoruesi i “YouTube”-s, Tony Budz: 1. Alienët janë duke dashur të shohin se a mund të hetohen nga teknologjia e avionit. 2. Ata duan që t’i shohim, meqë është evidente se e dinë se jemi duke i fotografuar. Rezultatet e mundshme? Shkatërrimi, marrja, apo ruajtja e avionit”.

(Kosova Sot Online)