Ku zbarkoi profeti Nuh?

  • 05 September 2019 - 09:06
Ku zbarkoi profeti Nuh?

Statistika matematikore rreth shtimit të njerëzimit thotë se i tërë njerëzimi është krijuar nga grupe të vogla të njerëzve disa mijëra vjet para erës së re. Deri te konkludimet e tilla kanë ardhur gjenetikët italianë dhe japonezë.

Por, në qarqet shkencore këto teori nuk pëlqehen, meqë bien ndesh me teorinë e Darvinit. Tregimi rreth vërshimit dhe mbijetimit të vetëm një familjeje, është tregim i njohur për fetarët, meqë gjendet thuajse në të gjitha librat e shenjtë.

Por, nuk ka dëshmi që ky rrëfim bazohet në fakte edhe pse janë të shumtë ata që thonë se Arka e madhe e profetit Nuh, e ruajtur, gjendet në akullnajat e malit Ararat, ku ai, sipas Biblës, kishte zbarkuar pas vërshimeve. Pjesa më fantastike e tregimit është ajo që thotë se rusët tanimë e kanë gjetur Arkën e Nuhut, kanë hyrë në të dhe kanë bërë disa fotografi. Në anën tjetër, ka edhe legjenda të tjera rreth zbarkimit të Nuhut.

Kurani për shembull po ashtu përmend Arkën e Nuhut, por aty thuhet se Nuhu kishte zbarkuar në Al Kudia, në një mal rreth 300 kilometra në jug të malit Kuh Alvand, ku për këtë të fundit thonë se është mali i vërtetë Ararat Kuh e Alvand.

(Kosova Sot Online)