Misteri përbrenda hënës së Saturnit

  • 06 September 2019 - 09:32
Misteri përbrenda hënës së Saturnit

Ka diçka misterioze përbrenda sipërfaqes së hënës së Saturnit, Mimas. Në fakt, deri më tani, hëna e quajtur Mimas ka qenë shumë pak e njohur, sidomos krahasuar me hënat e ndryshme si Titani dhe Enceladus-i.

Mirëpo, pika e kthimit të syve në drejtim të kësaj hëne, që deri më tani ka qenë relativisht e injoruar, ka qenë momenti kur astrofizikanët kanë vërejtur diçka të çuditshme në sipërfaqen e saj, dukuri kjo që dukej se zhvillohej nga brendësia e hënës.

Supozimi i parë i shkencëtarëve është që në brendësinë e kësaj hëne gjendet një krater i madh, ndërsa ka edhe të atillë që supozojnë se nën sipërfaqen e kësaj hëne mund të gjendet një liqen i madh. Gjithsesi, një gjë tanimë është e sigurt, kjo hënë është më e veçantë se të tjerat dhe si rrjedhojë tani do ta ketë vëmendjen e duhur.

(Kosova Sot Online)