Fshati italian digjet vetvetiu!

  • 07 September 2019 - 09:03
Fshati italian digjet vetvetiu!

Në një fshat të vogël në Sicili të Italisë gjërat marrin flakë vetvetiu dhe askush nuk ka arritur ta shpjegojë pse! Në janar të vitit 2004, banorët e fshatit ishin ankuar që pajisjet e tyre shtëpiake kishin filluar të marrin flakë, ndonëse nuk kanë qenë të lidhura me energji elektrike, ndërsa, pasi që numri i ankesave ishte rritur, autoritetet lokale kishin vendosur që t'i largojnë banorët nga fshati dhe kur zjarrfikësit bashkë me autoritetet e tjera ishin futur në fshat për ta investiguar rastin, nuk kishin arritur të gjejnë ndonjë arsye logjike për shkaktimin e zjarrit.

Tani, një dekadë më vonë, këto ngjarje kanë filluar të përsëriten, pasi që gjatë ditës së djeshme është raportuar për një sërë pajisjesh shtëpiake, të cilat kanë filluar në marrin flakë dhe atë në çdo cep të fshatit. Fshatarët, të cilët kanë raportuar për rastin, tanimë nuk kanë pothuajse asgjë në shtëpitë e tyre që nuk është dëmtuar nga zjarri.

(Kosova Sot Online)