Dëshmi të reja për jetën pas vdekjes

  • 08 September 2019 - 08:20
Dëshmi të reja për jetën pas vdekjes

Dr. Eben Alexander u shtrua në spital, për shkak të meningjitit. Ra në koma dhe kur u zgjua kujton një udhëtim perfekt në një “dimension më të lartë”, të populluar nga engjëj, në një skenar parajse. Mes dyshimeve të shumta, ky udhëtim i shtohet fenomenologjisë komplekse të përvojave të para vdekjes.

Është një histori shumë e veçantë ajo e Eben Alexander, një neurokirurg në Harvard, me një karrierë të rëndësishme akademike. Janë me mijëra rastet e personave që çdo vit tregojnë se kanë parë “por jo jetuar”, në një botë të përtejme, larg realitetit tokësor.  

Janë të gjitha përvoja që kanë të përbashkët të paktën një element, ndjenjën e vazhdueshme të paqes, që zakonisht rezervohet për ata që kalojnë kufirin mes jetës dhe vdekjes. Shumë flasin për një ekstazë të vërtetë.

Dhe, në pjesën më të madhe, kush është kthyer pas, nuk kishte ndërmend ta bënte dhe rrëfimet konvergojnë të gjithë mbi ndërhyrjen e një force jo të specifikuar, në gjendje për të afruar ndërgjegjen me trupin “e braktisur”.

(Kosova Sot Online)