Anija e mallkuar australiane

  • 11 September 2019 - 09:26
Anija e mallkuar australiane

Në tërë botën ka pasur objekte të ndryshme, për të cilat është thënë se kanë ndonjë prani të ligë që i ka pushtuar. Pa marrë parasysh se nga mund të vijë kjo prani, ajo është më se evidente në një anije-gërmadhë që gjendet afër brigjeve të Australisë perëndimore, rreth 40 km në veti të limanit Perth.

Bëhet fjalë për “skeletin” e anijes “Alkimos”, një anijeje mallrash të kohës së Luftës së dytë botërore, e cila që nga momenti i bërjes së saj, ishte mbushur me një forcë kërcënuese, e cila edhe sot e kësaj dite e pengon fundosjen e kësaj anijeje, apo thënë më mirë, të asaj që ka mbetur nga anija. Kjo anije ishte ndërtuar në kohë lufte, shpejt e shpejt, kështu që një punëtor kishte rrëshqitur në mes të strukturave të anijes dhe nuk ishte gjetur kurrë më. Përpos kësaj, thuhet se ka pasur edhe vdekje të tjera dhe raste bizare.

(Kosova Sot Online)