Alieni që ishte fotografuar në Alaskë

  • 12 September 2019 - 08:35
Alieni që ishte fotografuar në Alaskë

Kjo foto që e shihni është bërë në vitin 1930 nga gjyshi i dërguesit të saj, i cili jetonte në Alaskë. Entiteti ishte parë për herë të parë derisa gjyshi ishte duke shkuar në një liqe. Ai e kishte ndjekur entitetin (krijesën) derisa i ishte afruar mjaft sa për ta fotografuar.

U deshën katër muaj derisa të zhvillohej fotoja, meqë ajo ishte bërë në një vend "të humbur". Gjyshi i dërguesit vdiq vetëm një ditë pasi që nipi e mori foton dhe pasi që ia shpjegoi atij përmbajtjen e fotografisë. Kjo me të vërtetë e rrit kontroversën rreth kësaj fotografie.



Çka nëse gjyshi i këtij njeriu me të vërtetë ta ketë fotografuar një krijesë nga ndonjë botë tjetër? Ndoshta edhe në këtë rast, sikur edhe në shumë raste të tjera, kurrë nuk do ta marrim përgjigjen. Shtrohet pyetja a ka më shumë rëndësi që misteri të zgjidhet apo që ai të vazhdojë të jetojë, duke na intriguar? 

(Kosova Sot Online)