Çka na pret më 21, 22 dhe 23 dhjetor?

  • 12 September 2019 - 08:40
Çka na pret më 21, 22 dhe 23 dhjetor?

NASA ka vërtetuar se në dhjetor na presin tri ditë të territ të plotë. Këto tri ditë do të jenë më 21, 22 dhe 23 dhjetor. Planeti Tokë gjatë këtyre tri ditëve do të mbetet tërësisht pa dritë të Diellit. Zyrtari i lartë i NASA-s, Charles Boden, e ka paralajmëruar këtë dukuri jo të rëndomtë të stuhisë solare, e cila, sipas tij, është më e madhja gjatë 50 viteve të fundit dhe, për këtë shkak, do të zgjasë 72 orë, d.m.th. tri ditë të plota.



Krahas këtij paralajmërimi, ai shtoi edhe se nuk ka arsye për panik, prandaj apelon te të gjithë njerëzit që ta ruajnë qetësinë. Shkencëtarja franceze, Monique Mathieau, për anëtarët e shoqatës së saj "Nga qielli në tokë" e ka lëshuar këtë deklaratë: "Ato tri ditë do të jenë shumë të vështira për njerëzimin". A kemi të bëjmë me një paralajmërim të vërtetë shkencor, apo vetëm edhe për një mashtrim, do ta marrim vesh në dhjetor.

(Kosova Sot Online)