Shkencëtarët: Shumimi në planetin Mars, mund të jetë i pamundur

  • 13 September 2019 - 08:06
Shkencëtarët: Shumimi në planetin Mars, mund të jetë i pamundur

P lanet për kolonizimin e planetit Mars mund të prishen nga rregullat e thjeshta të biologjisë! Një seri eksperimentesh tregojnë që seksi dhe riprodhimi ndikohen nga ndryshimet e gravitetit dhe të rrezatimit.

Në vitin 1979, rusët kanë dërguar minj të gjinive të ndryshme në hapësirë, mirëpo ata kishin refuzuar të kenë kontakt me njëri-tjetrin. Shqetësim tjetër është që niveli i lartë i rrezatimit mund të dëmtojë vezoret dhe testikujt, pasi që këto pjesë të trupit janë më të ndjeshmet ndaj ndryshimit të rrezatimit.



“Planeti i Kuq” konsiderohet të jetë vendi më i përshtatshëm për kërkimin e kushteve për jetesë, madje shkencëtarët kanë shkuar aq larg saqë kompania holandeze “Mars One” ka planifikuar që në vitin 2024 ta nis grupin e parë të kolonizuesve drejt planetit Mars, udhëtim ky që do të ishte njëdrejtimësh për këdo që do të dilte vullnetar për të shkuar. Megjithatë, përveç sfidave të tjera, planifikuesit e atij udhëtimi në hapësirë, tani duhet të përballen me edhe një sfidë tjetër, e që duket të jetë shumë e madhe dhe shqetësuese. 

(Kosova Sot Online)