Ishulli i pushtuar nga fantazmat

  • 14 September 2019 - 07:54
Ishulli i pushtuar nga fantazmat

Jo shumë larg Ishullit të famshëm, Rode, gjendet Ishulli "Block", i cili më së shumti është i njohur për peizazhin e bukur. Megjithatë, një tjetër pikë shumë e rëndësishme e këtij ishulli është prania e madhe e fantazmave dhe shpirtrave të ndryshëm.

Prania e këtyre shpirtrave mund të vërehet në të katër stinët e vitit dhe përgjatë 24 orëve, ndonëse natën nuk është raportuar të jetë parë ndonjë fantazmë, përveç hapave që janë dëgjuar shpesh.



Fantazma më e njohur e këtij ishulli është ajo e një gruaje, e cila mund të shihet shumë shpesh duke bartur diçka nën sqetull. Turistët mendojnë që ajo është një grua normale, ndërsa banorët lokalë e njohin fare mirë fantazmën, që shumë shpesh paraqitet përballë tyre, ndonëse gjithmonë shmang kontaktin e drejtpërdrejtë. 

(Kosova Sot Online)