Tri UFO janë parë në afërsi të Stacionit Hapësinor "NASA"

  • 14 September 2019 - 07:56
Tri UFO janë parë në afërsi të Stacionit Hapësinor

Nëse në dritaren e një stacioni hapësinor shfaqet një reflektim i shkaktuar nga drita, atëherë mund të besohet, sikurse edhe nëse do të shfaqeshin dy reflektime, prapë do të besohej, mirëpo kur "reflektime" shfaqen përnjëherësh, atëherë menjëherë mendohet që ato janë UFO.

Ky është përfundimi në të cilin kanë ardhur shumë njerëz të cilët e kanë shikuar videon. UFO-t fillimisht janë vërejtur nga ana e një përdoruesi të "YouTube", i cili i ka postuar me pseudonimin 'Streetcap1', ndërsa pas hulumtimeve është vërtetuar që personi në fjalë është adhurues dhe përcjellës i anomalive të tilla.



Video, e cila është incizuar më 21 tetor të këtij viti, shfaq dy drita të mëdha dhe një dritë më të vogël, të cilat ngadalë i afrohen stacionit hapësinor. Nga pamjet nënkuptohet që banorët e stacionit nuk i kanë vërejtur UFO-t, pasi që nuk mund të shihet që ata i kanë afruar. 

(Kosova Sot Online)