Bodi, qyteti fantazmë në SHBA

  • 15 shtator 2019 - 08:36
Bodi, qyteti fantazmë në SHBA

Bodi, Kaliforni, është një qytet fantazmë në lindje të Sierra Nevadës, në Kaliforni. Bodi filloi si një kamp minatorësh pas zbulimit të arit në vitin 1859 nga kërkuesi W. S. Bodey.

Në nëntor të atij viti, Bodey ishte zhdukur çuditërisht. Me kalimin e viteve, për shkak të zbulimit të sasive të mëdha të arit, Bodi u bë një vend i zhvilluar, me rreth 8000 banorë. Bodi aktualisht është qyteti më i njohur i fantazmave në SHBA. Si edhe shumica e qyteteve të asaj kohe, Bodi kishte probleme të shumta me kriminelët, ku thuajse nuk funksiononte asnjë ligj.

Tregohet se, kur një vajzë e re mësoi se familja e saj do të zhvendosej në Bodi, kishte thënë me zë të lartë: “Lamtumirë, Zot! Po shkoj në Bodi”! Prifti i qytetit, F. M. Warrington, kishte shkruar se Bodi ishte “det i mëkateve, të shkaktuara nga epshet dhe pasioni”. Shthurja e banorëve të këtij qyteti ka shërbyer edhe si subjekt i librit të Anne Sweazy-Kulju.

(Kosova Sot Online)