Nënë e bijë shohin një ufo në pensilvani

  • 16 September 2019 - 08:47
Nënë e bijë shohin një ufo në pensilvani

Pashë një objekt kënddrejtë me drita të bardha përfundi, derisa isha duke vozitur. Isha në veturë me vajzën time dhjetëvjeçare. Kishim dalë për të blerë kostume të “Halloween”-it.

Dielli sapo kishte nisur që të perëndonte, kur ne arritëm te një dritë e kuqe në Fairles Hill. Në atë moment pamë një objekt kënddrejtë që fluturonte në të djathtë të veturës sonë. Ajo fluturake dukej se nuk bënte asnjë zhurmë. Ishte e gjatë dhe kishte ngjyrë të hirtë, të errët.

Për fundi kishte rreth dhjetë drita të bardha, të rrumbullakëta. Më pas ai objekt filloi të largohej nga ne, me ç’rast pamë se nuk kishte ndonjë trashësi të madhe. Në fillim ky UFO lëvizte me shpejtësi jo aq të madhe, por më pas filloi ta rriste shpejtësinë dhe u zhduk në horizont.

(Kosova Sot Online)