Zbulohet një yll neutron, është objekti më i dendur në hapësirë

  • 18 shtator 2019 - 10:38
Zbulohet një yll neutron, është objekti më i dendur në hapësirë

E madhe pak më shumë se Chicikago-ja, por me një masë 300 mijë herë më të madhe se ajo e Tokës,  2.17 herë më shumë se Dielli. Është J0740 + 6620, një yll neutron i zbuluar falë teleskopit radio të Observatorit "Green Bank" në Perëndim të Virginia-s, SH.B.A. 

Objekti kozmik, i vendosur në 4,600 vite dritë nga ne, është një pulsar, një yll që rrotullohet shumë shpejt rreth vetes duke gjeneruar rrezatim elektromagnetik.

Shumë masiv për të ekzistuar - "Zbulimi ndodhi pothuajse rastësisht gjatë vëzhgimeve rutinë, të lidhura me kërkimin e valëve gravitacionale", tha Mara McLaughlin, koordinatore me Duncan Lorimer të ekipit të universitetit përgjegjës për zbulimin. 

"Ylli i afrohet kufirit përtej të cilit një objekt kompakt shembet mbi veten e tij, duke shkaktuar një vrimë të zezë. Ky trup qiellor është pothuajse shumë masiv për të ekzistuar".

Rrënojat kozmike" të universit - Një pulsar është ajo që mbetet kur një yll shpërthen në një supernovë dhe materiali i saj i brendshëm shembet duke u bërë shumë kompakt.

Në këtë gjendje ekstreme, materia nuk përbëhet më nga atome, por vetëm prej neutroneve, të lidhur nga forcat që i parandalojnë ato të shemben në një vrimë të zezë.

(Kosova Sot Online)