Misteri i çuditshëm me vampirë, “Croglin Grange”

  • 22 shtator 2019 - 17:04
Misteri i çuditshëm me vampirë, “Croglin Grange”

Tregimi me vampirë, “Croglin Grange”, ndodhi pas Luftës civile angleze gjatë viteve 1650. Ngjarja e referuar ishte zhvilluar kështu: një familje me mbiemrin Fisher kishte vendosur që të zhvendosej në Anglinë jugore dhe, për këtë qëllim, kishte marrë me qira një fermë larg qytetit. Familja kishte tre anëtarë, dy vëllezër dhe një motër, të quajtur Cranswell.

Verat ishte tepër e nxehtë, prandaj ata vendosën që të flinin me dritare hapur. Gjatë kësaj periudhe, struktura e ndërtesës ishte vetëm një kat e lartë dhe afër korridorit gjendej një faltore. Në afërsi gjendej edhe një varrezë e vogël, e cila dikur i kishte takuar familjes Howard, respektivisht pronarëve të tokës.

Mbrëmje e nxehtë vere

Vonë në mbrëmje, dy vëllezërit dhe motra kishin dalë jashtë dhe e shikonin hënën. Ata më pas kishin vendosur që të hynin brenda dhe të binin në gjumë. Motra rrinte e shtrirë në shtratin e saj, gjysmë e zhveshur, për shkak të vapës së madhe ë bënte. Më pas ajo mbylli dritaren e dhomës së saj, por vendosi që të mos flinte menjëherë.

Pastaj, ajo shikoi nga dritarja, duke u mbështetur për jastëkët. Por, në Kumbria nuk bëhet edhe aq terr midis perëndimit dhe lindjes së diellit, meqë ky vend gjendet në veriun e skajshëm.

Motra Cranswell vërejti disa drita që vinin nga shtëpia e cila ndante lëndinën nga varreza e vogël. Pasi që u mundua të shihte se për çka bëhej fjalë, vajza pa një hije të zezë, e cila sa i afrohej shtëpisë, i afrohej edhe dritares së saj. 

Sqarimi?

Pasi që u tmerrua pa masë, ajo nuk mund t’i afrohej dritares dhe dukej se nuk do ta kuptonte nga doli një dorë e madhe, e cila e solli dorëzën e dritares. Pa marrë parasysh sa e çuditshme që mund të ishte kjo ngjarje, ai “gjësendi” më pas hyri brenda, duke e kafshuar në qafë dhe duke e detyruar që të rrëzohej përtokë. Ajo në këtë çast bërtiti si e marrë.

Të dy vëllezërit e saj e dëgjuan bërtitjen, prandaj e hapën derën me dhunë. Ata e shikuan krijesën, e cila ishte duke ikur nga dritarja, duke e lënë motrën e tyre shtrirë në dysheme dhe duke derdhur gjak nga qafa. Njëri nga vëllezërit e ndoqi këtë krijesë të çuditshme, por ajo ishte tepër e shpejtë dhe para se ai të arrinte ta zinte, krijesa u zhduk në çufra.

Kjo krijesë e çuditshme, e cila gati t’ua vriste motrën, athua ishte ndër rastet e para, apo rasti i parë i konfirmuar i vampirit gjakthithës, të njohur edhe me emrin Nosferatu?

(Kosova Sot Online)