Tmerr në Paraguai – një “shtrigë” digjet për së gjalli!

  • 25 September 2019 - 08:22
Tmerr në Paraguai – një “shtrigë” digjet për së gjalli!

Një grua e akuzuar nga fqinjët si shtrigë, është djegur për së gjalli, ka bërë të ditur prokurorja në kryeqytetin e Paraguait.  

Viktima e besëtytnisë quhej Adolfina Okampos, 45-vjeçar. Është konstatuar se pjesëtarët e grupit etnik Mbaja Guarani e kishin lidhur atë për një druri, duke ngulur shigjeta në trupin e saj, para se ta digjnin derisa e gjora ende ishte gjallë. Atë e kishte dënuar me vdekje kryeplaku i këtij fisi në fshatin Taheui, që gjendet 180 km në veri të kryeqytetit, Asunsion.

Prokurorja Fani Aguilera i ka akuzuar nëntë meshkuj për krimin më të rëndë dhe ata e kanë pranuar veprën. Sipas njoftimeve të agjencive, me mijëra njerëz në mbarë botën çdo vit akuzohen të jenë shtriga, apo shtriganë. Thuhet se viktimat shpesh keqtrajtohen , ndahen nga familjet dhe, ndonjëherë edhe vriten. Por, ky është një rast unik.

Një prift italian, që merret me antropologji, thotë se, përkundër asaj se ka punuar 40 vjet në Paraguai, kurrë nuk ka dëgjuar për ndonjë rast të tillë.

(Kosova Sot Online)