Një figurë hije terrorizon Bostonin

  • 26 September 2019 - 08:41
Një figurë hije terrorizon Bostonin

S tafi i një ndërtese komunale në Boston ka raportuar të kenë qenë dëshmitarë të aktivitetit paranormal (poltergeist). Dukuritë paranormale në ndërtesën 110-vjeçare në "West Street" janë bërë aq të shpeshta, saqë të katër punëtorët kanë qenë dëshmitarë të tyre dhe kanë deklaruar se kanë frikë të punojnë aty vetëm.

Aktiviteti paranormal ka përfshirë ndezjen dhe fikjen e pajisjeve, përplasjen e xhamave dhe gjësendeve të tjera, si dhe paraqitjen e një entiteti misterioz, në formë të hijes, i cili tanimë është bërë i famshëm me paraqitjet e tij prapa njerëzve, ku më pas zhduket me të shpejtë.


Njërës nga punëtoret i kujtohet se kishte bërtitur me tërë fuqinë e saj kur, pasi që e kishte pirë kafen, kishte parë se krijesa-hije i qëndronte prapa. Ajo tregon se zyra është shumë e ftohtë edhe pse kanë nxehje të mirë. Sa herë që gjendet vetëm në zyrë, ajo nuk guxon që ta mbyllë derën, por e lë atë hapur, duke ia qitur një karrige. 

(Kosova Sot Online)