Shtëpia e pushtuar nga fantazma misterioze

  • 26 September 2019 - 15:27
Shtëpia e pushtuar nga fantazma misterioze

Etëra ndodh në një shtëpi në kodrat e Glasell Parkut, Los Anxheles. Këtu jetojnë John Matkowskit, John Huckert dhe ndoshta diçka tjetër? "AI (Huckert) më thotë se shtëpia ime është gjithsesi e pushtuar nga shpirtrat dhe se, një ditë, ai do ta dëshmojë këtë", thotë Matkowski.

Këta dy njerëz vërejtën ndodhi të çuditshme për herë të parë rreth 20 vjet më parë. Një derë e banjës në këtë shtëpi hapej vetvetiu. Huckert thotë se, në fillim, kishte menduar mos ishte kjo një shaka. Vetëm fillimi Por, ky ishte vetëm fillimi. Tre muaj më vonë, në një shtëpi plot dëshmitarë, ata vendosën që të mundoheshin të bisedonin me fantazmën.

Pyetja e parë që bëri Matkowski ishte "A mund t'ju pyesim kush jeni"? Kësaj here u paraqit një tym i çuditshëm, i cili formoi fjalët "P-O". "Kjo ndryshoi gjithçka", thotë Huckert. Përgjatë viteve dy banorët e kësaj shtëpie thonë se kanë bërë me mijëra biseda të tilla. Në një mbledhje të bërë tash vonë, ata ftuan shumë skeptikë, si dhe entuziastë paranormalë në shtëpinë e tyre, për t'i bindur drejtpërsëdrejti.

Kaherë ka ekzistuar dyshimi se, nën shtëpi, gjendet një varr, prandaj grupi, duke përdorë kamerat e veta. Përsëri në formë të tymit u formua përgjigjja "rrëmih" dhe "këtu". Atë natë ndodhi diçka tjetër. Përgjatë viteve, Huckert gjithmonë kishte thënë se shihte "njerëz hije".

Ai thoshte se ata njerëz-hije gjenden në qendër të dhomës. Për herë të parë ata besonin se e kishin zënë njërin nga këta njerëz në film, në një fotografi grupore të bërë atë natë. "Në mesin e grupit tonë gjendet një figurë tjetër, por ai nuk është njeri, është një person hije", thotë anëtari i grupit, Bill Murphy. Binden edhe skeptikët më të mëdhenj .

Figura e errët qëndronte afër Huckertit. Bile edhe skeptikët më të mëdhenj atë natë kishin mbetur pa fjalë. Brian Patrick thotë se kurrë nuk do të kishte besuar në një gjë të tillë sikur të mos e kishte parë me sytë e vet. "Nuk u çmenda nga frika. Vetëm përfundimisht nuk kisha asgjë për të thënë, apo për ta zhvleftësuar atë që pashë", thotë Michael Henry. "Ishte shumë surreale që të ishe aty i pranishëm dhe ta shihje atë", tha Deedee Henry. Pa marrë parasysh se çka është duke ndodhur në atë shtëpi, Matkowski dhe Huckert kanë jetuar njëzet vjet me të dhe nuk kanë haber se çka i pret në të ardhmen.

SHTËPIA E PUSHTUAR NGA FANTAZMA MISTERIOZE

Gjëra të çuditshme janë duke ndodhur në një shtëpi në Los Anxheles. Skeptikët kanë mbetur pa tekst. A ka mundësi që kjo shtëpi të jetë e pushtuar nga shpirtrat? Në një mbledhje të bërë tash vonë, ata ftuan shumë skeptikë, si dhe entuziastë paranormalë në shtëpinë e tyre, për t'i bindur drejtpërsëdrejti. Kaherë ka ekzistuar dyshimi se nën shtëpi gjendet një varr, prandaj grupi, duke përdorë kamerat e veta. Përsëri në formë të tymit u formua përgjigjja "rrëmih" dhe "këtu".

(Kosova Sot Online)