A janë hapur në Moskë dyert e xhehenemit?

  • 01 October 2019 - 09:29
A janë hapur në Moskë dyert e xhehenemit?

Kryeqyteti rus u kaplua nga një erë e keqe gjatë tërë ditës së hënë, ku moskovitët e shqetësuar filluan që të ankoheshin te autoritetet, me qëllim të lokalizimit të burimit të asaj ere të padurueshme. Menjëherë filluan që të qarkullonin shakatë se ajo erë e keqe vinte për shkak se ishin hapur dyert e xhehenemit në këtë qytet me rreth 12 milionë banorë.

Era e keqe ishte përzierje e erës së sulfurit, sulfitit të hidrogjenit dhe produkteve të naftës. Matjet treguan se përqendrimi i sulfitit të hidrogjenit në ajër kishte tejkaluar përqindjen e lejuar, derisa dyoksidi i sulfurit ishte brenda limiteve të lejuara. Zyrtarët menjëherë u ngutën që të thoshin se era e sulfitit të hidrogjenit nuk është e dëmshme për shëndetin. Një shkencëtar thotë se kjo erë vjen për shkak se Moska gjendet mbi një vullkan të madh antik. Nuk ka lidhje që ky vullkan nuk është aktiv për mijëra vjet.

(Kosova Sot Online)