Shkencëtarët zbresin në vrimën misterioze në Siberi

  • 03 October 2019 - 08:55
Shkencëtarët zbresin në vrimën misterioze në Siberi

Shkencëtarët kanë zbritur në vrimën misterioze në gadishullin Jamal në Siberinë veriore. Ata planifikojnë që të mbledhin sa më shumë informata rreth prejardhjes së kësaj vrime, për të cilën besohet se ka lidhje me Trekëndëshin e Bermudeve.

Sipas fjalëve të Igor Jelcovit, zv.drejtorit të Institutit "Trofimuk", vrima siberiane dhe trekëndëshi i Bermudeve kanë fenomene të njëjta. Ekziston teoria sipas të cilës trekëndëshi i Bermudeve është pasojë e reaksionit të hidrateve të gazta. Ky fenomen bën që metani i ngrirë të shndërrohet në gaz. Me këtë rast lirohen sasi të mëdha të gazit.



Për këtë shkak vjen deri te ngrohja e oqeanit dhe anijet zhyten në ujin e përzier me sasi tepër të madhe të gazit. E njëjta gjë bën që ajri të jetë tejet i ngopur me metan, për çka atmosfera është tepër turbulente dhe shkakton rënien e avionëve. Por, drejtori i Qendrës ruse të studimeve arktike, Vladimir Pushkarev, thotë se ata ende janë duke mbledhë informata. Ai thotë se kishte qenë lehtë lëshimi në vrimë, meqë gjatë dimrit skajet e tij janë të ngrira. Në fund të vrimës gjendet një liqen i ngrirë, i thellë të paktën dhjetë metra. 

(Kosova Sot Online)