Fantazma në fotografinë e një objekti kulturo-historik

  • 04 October 2019 - 09:00
Fantazma në fotografinë e një objekti kulturo-historik

Një grua nga Minesota, e cila ka qenë duke bërë disa kërkime në Regjistrin e Vendeve Historike Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka parë diçka shumë të çuditshme në njërën nga fotografitë që kanë qenë të arkivuara.

Ajo që i ka interesuar koleksionistes ka qenë një shtëpi e asaj zone, mirëpo, për habinë e saj, pjesë e fotografisë, të cilën ajo e kishte kërkuar për një kohë të gjatë para se ta gjente, ka qenë edhe një fytyrë, e cila, në bazë të kësaj fotografie duket si një fantazmë e ngritur në këmbë.

Zbulimi i saj i ka habitur të gjithë, pasi që, në të kaluarën nuk ishte raportuar që ndonjë fantazmë të ishte shfaqur në atë objekt. 

(Kosova Sot Online)