Objektet sferike incizohen mbi qiellin e Ontarios në Kanada

  • 05 October 2019 - 09:15
Objektet sferike incizohen mbi qiellin e Ontarios në Kanada

Një filmim i bërë nga ana e disa dëshmitarëve ka bërë xhiron e tij në internet, duke zgjuar një interesim të madh në mesin e hulumtuesve të dukurive paranormale, të cilët kohëve të fundit kanë pasur shumë materiale për të shikuar! Bëhet fjalë për videon në të cilën shihen dy objekte në formë sferike, të cilët fluturojnë nga qielli i hapur për t’u “fshehur” prapa reve.

414554

Në fakt, objekte të tilla mund të shihen shumë shpesh në qiellin e Ontarios Veriore në Kanada, mirëpo, ka qenë qartësia e madhe e objekteve dhe shpejtësia e papërshkrueshme, ajo që ka bërë që këto dy objekte, pothuajse identike, të dallohen nga rastet e mëhershme.

(Kosova Sot Online)