Rusia befasohet nga dokumentet e Snowden-it

  • 07 October 2019 - 11:13
Rusia befasohet nga dokumentet e Snowden-it

Një raport sekret amerikan tregon se dokumentet të cilat Snowden ua ka prezantuar rusëve, dëshmojnë në mënyrë të qartë se ekziston një agjendë e qartë e inteligjencës rreth alienëve, e cila ndikon në politikën vendore dhe ndërkombëtare të SHBA-së.

Një agjendë e tillë ekziston të paktën që nga viti 1945. Sipas fjalëve të Edward Snowden-it, në SHBA ekzistojnë dy qeveri, ajo që njihet nga të gjithë dhe një “regjim sekret”, i vërtetë. Ata që kanë pasur rastin t’i shohin dokumentet e Snowden-it, thonë se ato janë të besueshme. Në dokumente përmenden edhe pohimet rreth alienëve “të gjatë dhe biondë”, të cilët punojnë me forcat ajrore amerikane në Nevada.

Rusët kishin mbetur të mahnitur kur kishin parë në dokumentet që ua kishte dhënë Snowden-i, kishin parë se të njëjtët jashtëtokësorë, të gjatë dhe biondë, kishin ndihmuar ngritjen e regjimit nazist gjerman. Këta alienë duan me çdo kusht që ta fshehin dhe bllokojnë çdo informatë që flet për praninë e tyre në Tokë, derisa t’i realizojnë të gjitha qëllimet e tyre.

(Kosova Sot Online)