Banorët e shpellës – udhëtarë në kohë?

  • 09 October 2019 - 09:51
Banorët e shpellës – udhëtarë në kohë?

E kziston një tregim që haset si në Bibël, po ashtu edhe në Kuran, që flet rreth disa të rinjve (ku numri i tyre nuk është saktësisht i caktuar), të cilët, në kohën e perandorit Decius (rreth vitit 250 të erës së re), kur të krishterët ishin në konflikt me shtetin romak, kishin ikur nga persekutimet dhe kishin hyrë në një shpellë, ku e kishin kaluar natën.

Të nesërmen ata u zgjuan dhe shkuan në qytetin Efesus për të blerë bukë e ujë. Por, kur arritën në qytet, ata mbetën të mahnitur nga ajo që mësuan. Ata morën vesh se nuk kishte kaluar vetëm një natë, por rrafsh 200 vjet. Tani krishterimi ishte përhapur në tërë Perandorinë romake. Kur perandori Theodosius II dëgjoi për këtë incident, ai e pranoi atë si dëshmi të ringjalljes dhe tha se të rinjtë, në fakt, kishin qenë të vdekur për 200 vjet. Ata më pas vdiqën shumë shpejt dhe u varrosën në shpellë. A ka mundësi që ata të kenë qenë udhëtarët e parë në kohë?  

(Kosova Sot Online)