Ish-punëtorja e NASA-s që pa dy njerëz në Mars

  • 10 October 2019 - 08:42
Ish-punëtorja e NASA-s që pa dy njerëz në Mars

Çdokush që thotë se në Mars ka njerëz, nga të gjithë ne menjëherë konsiderohet si i marrë. Por, çka nëse ka dëshmi për një gjë të tillë? Nëse ka njerëz që me sytë e tyre kanë parë njerëz në Planetin e Kuq? Tani është publikuar informata rreth Jackie-n, një ishpunëtore që kishte punuar për misionin “Viking”. Në vitin 1979 ajo kishte parë dy njerëz duke punuar në Mars. Ish-piloti i CIA-s, John Lear, thotë se njerëzit mund të shkojnë në Mars dhe Andrew Bassiago thotë se në Mars ekziston një koloni e njerëzve. Deklaratat e Lear-it dhe Bassiago-s vetëm sa e mbështesin tregimin e dëshmitares Jackie.



Për më tepër, John Lear thotë se njerëzit të cilët mund t’i ketë parë Jackie në Mars, mund të ishin duke pastruar roverin (fluturaken) “Viking”. Kjo na e rikujton pastrimin e fluturakeve të tjera, “Opportunity” dhe “Spirit”. Panelet solare ishin mbuluar disa herë nga pluhuri, por disa ditë më vonë, ato janë parë sërish të pastra. Ne nuk e dimë se kush i pastron roverët. Ka gjithnjë e më shumë dëshmi për ekzistimin e njerëzve në Mars. 

(Kosova Sot Online)