A janë ndërtuar piramidat me të vërtetë nga robërit?

  • 19 October 2019 - 10:33
A janë ndërtuar piramidat me të vërtetë nga robërit?

Filmat si “Princi i Egjiptit” mbajnë në jetë idenë se piramidat janë ndërtuar nga robërit. Edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se Bibla është “fajtori” kryesor për një mendim të tillë, në të nuk përmendet askund një tregim konkret në këtë temë.

Ky mit i përhapur thuhet se e ka origjinën nga komenti i ish kryeministrit izraelit, Menahem Begin, me rastin e vizitës në Egjipt, në vitin 1977, thotë profesori Amihai Mazar nga Universiteti çifut në Jerusalem. “Çifutët nuk i kanë ndërtuar piramidat, për shkak se ata as që kanë ekzistuar në periudhën kur ato janë ndërtuar”, thotë Mazar. Studimet më të reja arkeologjike tregojnë se egjiptianët vetë i kanë ndërtuar piramidat e tyre. Punëtorët ishin përzgjedhur nga të varfrit në veri dhe jug, por ata respektoheshin shumë dhe varroseshin afër piramidave. Robërit me gjasë nuk do të trajtoheshin aq mirë.

(Kosova  Sot Online)