Shkencëtarët tërheqin vërejtjen!

  • 22 October 2019 - 10:35
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen!

Shkencëtarët kanë miratuar një deklaratë, në të cilën thërrasin për krijimin e një sistemi të madh për zbulimin e asteroideve, në mënyrë që Toka, në një të ardhme të afërt, të mos shkatërrohet.

Asteroidet kanë kapacitet që ta shkatërrojnë jetën në Tokë nëse nuk bëjmë më shumë mund në zbulimin dhe shkatërrimin e tyre, bën të ditur një organ, i cili mbledhë shkencëtarët dhe astronomët më me nam në botë.



Në takimin e mbajtur në Muzeun e shkencave në Londër, të mërkurën mbrëma, kanë marrë pjesë astronomi me nam lord Martin Riz, më pas Brian Kox, Richard Dockins dhe rreth njëqind ekspertë udhëheqës, shkruan "Daily Telegraph".

Shkencëtarët kanë thënë se, nëse nuk krijohet së shpejti një sistem i mbrojtjes nga asteroidet, atëherë kiameti do të vijë ende pa pasur kohë që të frikësohemi.

(Kosova Sot Online)