Shkencëtarët: Hëna dikur ka pasur "dinamo" të fuqishme në qendër të saj

  • 23 October 2019 - 10:12
Shkencëtarët: Hëna dikur ka pasur

Hëna dikur ka pasur një bërthamë magnetike, e cila i ka ndihmuar që të gjenerojë një fushë magnetike më të fuqishme sesa ajo e tokës. Hulumtuesit besojnë që "dinamoja" lunare ka pasur kapacitet të fuqizojë një fushë të gjerë magnetike për të paktën 1 miliard vite. Megjithatë, hulumtuesit ende nuk po arrijnë ta kuptojnë se si është krijuar ajo fushë dhe kur ka ndaluar së funksionuari.

"Mendojmë që planetët gjenerojnë fushën e tyre magnetike duke i lëvizur lëngjet e mbushura me elektricitet përbrenda tyre", ka thënë Benjamin Weiss, një shkencëtar planetësh. Lëvizja e metaleve në qendër të tokës bën që ajo të shndërrohet në një dinamo, që gjeneron elektricitet, e që rrjedhimisht gjeneron fushën magnetike të tokës. Shkencëtarët shpresojnë që hulumtimet e mëvonshme do t'iu ndihmojnë atyre ta kuptojnë se si është shuar kjo dinamo.

(Kosova Sot Online)