Ish-piloti fotografoi tri UFO përnjëherë

  • 24 October 2019 - 09:03
Ish-piloti fotografoi tri UFO përnjëherë

Paul Howard, një kapiten i pensionuar, kishte vendosur ta fotografonte qiellin prej shtëpisë së tij një ditë prej ditëve të zakonshme, pasi që, sipas tij, qielli atë ditë dukej shumë bukur.

Mirëpo, ai në fakt kishte kapur një fenomen shumë të çuditshëm, të cilin e kishte vërejtur vetëm, pasi që ishte futur brenda për t’i shikuar fotografitë.



“Në momentin kur po fotografoja, nuk kam parë asgjë të çuditshme, mirëpo pasi i pata futur fotografitë në kompjuter, i pata vërejtur këto tri objekte në formë pjate”. Ish-kapiteni ajror ka kaluar shumë kohë në qiell me aeroplanin e tij, mirëpo ka thënë që në të kaluarën kurrë nuk e ka parë ndonjë objekt të çuditshëm. 

(Kosova Sot Online)