Krijesa e çuditshme brenda një ufo-je

  • 30 October 2019 - 09:55
Krijesa e çuditshme brenda një ufo-je

Ngjarja ka ndodhur në Uiskonsin në vitin 1974 Teksa ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij nga një udhëtim, William Bosak, një fermer 69-vjeçar, kishte vërejtur një objekt të parkuar në anën tjetër të rrugës. Nga kureshtja, ai ishte afruar fare pranë objektit dhe kishte parë që në brendësi të tij gjendej një krijesë, të cilin e ka përshkruar si “pak më i gjatë se një njeri normal”, ndërsa ka thënë që e gjithë fytyra e tij ka qenë i mbuluar me qime.

“Krijesa në fjalë i mbante duart lart përgjatë gjithë kohës, ndërsa shprehjet e fytyrës së tij tregonin sikur ai të ishte i tmerruar”, ka thënë Bosak. I frikësuar, ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa shumë pak kohë më vonë kishte dëgjuar një zhurmë të lehtë dhe objekti ishte zhdukur.

(Kosova Sot Online)