Një krijesë misterioze është vërejtur në gjirin e Zelandës së Re

  • 02 November 2019 - 09:55
Një krijesë misterioze është vërejtur në gjirin e Zelandës së Re

Në pamjet satelitore të “Google Maps” është parë diçka e madhe, e pashpjegueshme në ujërat jashtë gjirit Oke. Inxhinieri Pita Witehira e kishte përdorur këtë shërbim ‘online’ për të kërkuar lokacione për një vilë pushimesh, kur vërejti një krijesë të çuditshme, të ngjashme me gjarprin në ujin e detit afër gjirit Oke, në distriktin e skajshëm verior të Ishullit verior të Zelandës së re. Pas studimit të pamjes, Witehira konkludoi se krijesa, e cila nuk dihet se çka është, por mendohet se gjatësia e saj është rreth 12 m.

“E kemi një pronë afër gjirit Oke dhe kam ndërmend ta ndërtoj një vilë verimesh aty, kur pashë krijesën e çuditshme. E rrita fotografinë dhe mbeta i mahnitur”, thotë ai. Krijesa është tepër e gjerë që të jetë një peshkaqen dhe, po ashtu, tepër e gjatë”, thotë ai, duke shtuar se një krijesë duhet të jetë mjaft e rëndë, që ta lejë një gjurmë të tillë në ujë.

(Kosova Sot Online)