Bazat në hënë, ku punojnë njerëzit alienë?!

  • 05 November 2019 - 09:15
Bazat në hënë, ku punojnë njerëzit alienë?!

Milton William "Bill" Cooper (6 maj, 1943 - 6 nëntor, 2001) ishte një mbështetës amerikan i teorive të konspiracionit, udhëhiqte emisione radiofonike dhe merrej me shkrime, ku libri i tij më i njohur është ai i vitit 1991, me titull "Behold a Pale Horse", me anë të të cilit ai ua tërhiqte vëmendjen njerëzve rreth konspiracioneve të shumta globale, në të cilën përfshiheshin edhe jashtëtokësorët.

William Cooper, ish-pjesëtar i inteligjencës së marinës, theu urdhrin për sekretin, duke mbajtur një konferencë ku e paraqiti strukturën e Qeverisë nën hije, e cila sipas tij i ka rrënjët te bashkëpunimi UFO/Aliedo gjatë viteve 1940 -1950. Ai tha se në Hënë kishte krijesa të cilat ishin lindur nga kryqëzimi i alienëve dhe njerëzve. Bill Cooper u vra më 5 nëntor të vitit 2001 nga një sherif policie.

(Kosova Sot Online)