Ish-ushtari amerikan sheh një krijesë të çuditshme në Ohajo

  • 07 November 2019 - 12:37
Ish-ushtari amerikan sheh një krijesë të çuditshme në Ohajo

Njëri nga rastet më të pazakonta që ka ndodhur së fundmi është raportimi i 60-vjeçarit, i cili ka rrëfyer për ngjarjen që i ka ndodhur në Rrugën Carmel në Ohajo më 12 dhjetor të këtij viti. Ish-ushtari amerikan, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë së bashku me bashkëshorten e tij kur ata kanë parë një krijesë afro tri metra të gjatë, me ngjyrë të hirtë dhe me këmbë shumë të zhvilluara.

Ata kanë thënë që krijesa në fjalë lëvizte prapa, ndërsa kanë shtuar që janë duke pritur me padurim nëse edhe dikush tjetër raporton për krijesën në fjalë, duke qenë shumë të bindur se kanë parë një jashtëtokësor.

(Kosova Sot Online)