Civilizimi antik që u zhduk nga një tërmet i fuqishëm

  • 14 November 2019 - 10:09
Civilizimi antik që u zhduk nga një tërmet i fuqishëm

Tash e një kohë të gjatë arkeologët kanë studiuar zhdukjen e civilizimit antik të njohur si Sanksigndu. Shenjat e para të kësaj kulture, që ishte zhdukur para shumë kohësh, u patën zbuluar në vitin 1929, kur ishin gjetur disa artefakte antike në Kinë.

Megjithatë, deri në vitin 1986 nuk ishte bërë e ditur asgjë tjetër në lidhje me këtë civilizim, kur edhe disa thesare të Periudhës së Bronzit ishin gjetur për të dëshmuar kështu që ky civilizim kishte ekzistuar para rreth 3.000 vjetësh. Shkencëtarët, të cilët janë marrë me studimin e mëtejmë të zhdukjes së këtij civilizimi, kanë bërë të ditur ky civilizim ishte zhdukur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm, i cili i kishte zhdukur nga faqja e dheut të gjithë këta njerëz antikë.

(Kosova Sot Online)