U zbulua varri i një mbretëreshe egjiptiane, deri tani të panjohur

  • 18 November 2019 - 09:32
U zbulua varri i një mbretëreshe egjiptiane, deri tani të panjohur

Arkeologët çekë kanë zbuluar varrin e një mbretëreshe egjiptiane, deri tani të panjohur, për të cilën besohet se ishte gruaja e faraonit Neferefre, i cili kishte sunduar Egjiptin 4.500 vjet më parë. Varri është zbuluar në Abu Sir, ku ekzistojnë disa piramida dedikuar faraonëve të dinastisë së pestë, duke përfshirë edhe Neferefrenë. Emri i gruas së tij ishte i panjohur derisa nuk u zbulua ky varr, bën me dije ministri egjiptian i antikiteteve, Mamduh al Damati, i cili e identifikon mbretëreshën me emrin Hentakaves.

Kjo do të nënkuptonte se bëhet fjalë për mbretëreshën Hentakaves të tretë, meqë dy mbretëreshat paraprake me emër të njëjtë tanimë janë identifikuar. Emri dhe rangu i saj janë gdhendur në muret e brendshme të varrit, gjë që, me gjasë, e kanë bërë ata që e hapën varrin. Ky varr daton nga mesi i dinastisë së pestë (2994 - 2345 para erës së re).

(Kosova Sot Online)