A besoni në reinkarnacion?

  • 20 nëntor 2019 - 10:43
A besoni në reinkarnacion?

Nëse besoni në reinkarnacion dhe doni ta dini se a keni jetuar më parë, atëherë lexoni disa dëshmi se keni jetuar edhe më parë. Nëse e keni të lehtë t'i "lexoni" njerëzit, kjo flet se me një lloj të tillë të njerëzve jeni takuar edhe më parë gjatë jetës paraprake. A e keni të njohur ndjenjën kur ndokush ju është antipatik dhe, thjesht, nuk ju pëlqen prania e tij? Ka mundësi që në jetën paraprake, të keni pasur përvojë të keqe me atë lloj njerëzish. Nëse ju pëlqen vetmia, nëse më me qejf do të rrinit tërë natën duke i numëruar yjet, sesa të shkoni në ndonjë ndejë, atëherë kjo mund të jetë kështu për shkak se nuk keni nevojë për shoqëri, për ta njohur, apo konfirmuar vetveten. Kur njeriu jeton disa herë, atëherë atij i mjafton vetja e tij.

Nëse nuk përshtateni askund, as në shkollë, as në punë, as në tubimet familjare, atëherë mund të jetë që në jetën paraprake jeni munduar të përshtateshit, por kjo nuk ju ka shkuar për dore, kështu që në këtë jetë keni hequr dorë. Nëse njerëzit kërkojnë këshilla nga ju, edhe nëse janë më të vjetër, atëherë edhe kjo është shenjë se shpirti juaj ka evoluuar, se keni jetuar edhe më parë.

(Kosova Sot Online)