Muret misterioze antike hutojnë ekspertët amerikanë

  • 22 November 2019 - 08:48
Muret misterioze antike hutojnë ekspertët amerikanë

Për më shumë se 100 vjet, njerëzit e kanë vrarë mendjen rreth mureve antike të gurit, që gjenden rreth Berklit, Kaliforni. Ata shtrihen në një gjatësi prej rreth 50 miljeve, por janë tepër të shkurtër që të mund të ishin mure mbrojtëse. Ndonjëherë muret kalojnë edhe nëpër zona të pabanuara, ku duken më se të panevojshme. Ato mure kalojnë nëpër Okland, nëpër malin Diablo, duke formuar një rreth të çuditshëm. Kolonët spanjollë kishin deklaruar se këto mure i kishin gjetur aty, kur kishin arritur.

Të njëjtën gjë e thonë edhe fiset lokale indiane. Askush nuk ka pretenduar të dinte se kush i ndërtoi ato mure. Në Arizona këto mure datojnë nga viti rreth 1200 i erës së re, duke kaluar edhe në terrene tepër të vështira, sikur që janë malet Superstition. Ka disa supozime të dobëta se këto mure mund t'i ketë ndërtuar fisi antik HoHoKam, i cili tani nuk ekziston. Sido që të jetë, në afërsi të këtyre mureve ka pasur shumë ngjarje të çuditshme, duke përfshirë edhe pamjen e UFO-ve.

(Kosova Sot Online)