"Charlie Hebdo", e tëra farsë?!

  • 22 November 2019 - 09:13

Sikur që ndodh rëndom, ende pa u zgjidhur mirë kriza pas sulmit në redaksinë e revistës antiislame satirike në Paris, "Charlie Hebdo", kanë filluar të dëgjohen lloj-lloj teorish rreth kësaj që ka ndodhur. Ai që bën më së shumti përshtypje është shpjegimi i dhënë nga Gordon Duff, redaktor i lartë i revistës "VeteransToday", i cili thotë se sulmet në Paris janë forma më qesharake e falsifikimit. Ai thotë se këto sulme të rreme as që janë xhiruar në Paris. Pas analizave që ka bërë, Duff thotë se nga armët, me rastin e të shtënave, nuk dalin kurrfarë gëzhojash, prandaj ai beson se të shtënat ishin bërë me plumba qorr.

Ai thotë se ka bërë një hulumtim të gjerë në "Premium Google Earth", por nuk ka gjetur asnjë rrugë në Paris, e cila do të përputhej me skenën e sulmit. Në Paris nuk ka trotuare të tilla, thotë ai. Ai thotë se nuk janë parë as shenjat e të shtënave në mure. Personi, i cili gjuan policin që ishte i shtrirë, e largon armën, ashtu që polici të mos dëmtohej rastësisht nga plumbi qorr. Po ashtu, nuk shihet as edhe një pikë e vetme e gjakut duke dalë nga trupi i policit. Për më tepër, polici "i vrarë" është parë në disa incizime të tjera, duke ecur shëndosh e mirë. Gordon Duff vetë ka jetuar në Paris dhe e njeh shumë mirë zonën ku thuhet të ketë ndodhur sulmi.

(Kosova Sot Online)