Katër parashikimet e sakta të Suzan Saxman

  • 07 December 2019 - 14:35
Katër parashikimet e sakta të Suzan Saxman

Suzan Saxman pretendon se ka kontakt me njerëzit e vdekur. Ajo madje thotë që kontakti i saj me të vdekurit ka filluar kur ka qenë fëmijë, ndërsa vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për një kohë të gjatë ajo është munduar ta injorojë këtë superfuqi të saj, mirëpo duke parë vullnetin e të vdekurve për të kontaktuar me të afërmit e tyre të gjallë, ajo kishte vendosur që ta pranonte aftësinë e saj si superfuqi dhe tani merret me parashikime të ndryshme. Më poshtë i kemi renditur disa parashikime të saj, që janë realizuar.

Aksidenti me veturë

"Pati ardhur një djalosh nga Florida për të më takuar dhe unë i pata thënë: 'Nuk duhet të vozitësh kurrë në jetë'. Fjalët e mija patën ardhur pasi që pata parë një aksident të tmerrshëm gjatë parashikimit të së ardhmes së tij. Në fakt, e pata këshilluar që t'i shmangte automobilat sa më shumë që kishte mundësi. Pas rreth një muaji, nëna e tij më pati marrë në telefon për të më thënë që i biri i saj kishte ndërruar jetë në një aksident me veturë". 

Divorci

"Kur një çift, me probleme martesore, pati ardhur për të më vizituar, unë ju pata thënë që ata nuk do të ndaheshin në gjyq, pasi që vetë jeta do t'i ndante pas një kohe të shkurtër. Ndërsa, gruaja do të kishte mundësi ta shihte nënën e saj për vetëm shtatë vitet e ardhshme, pasi që pas shtatë vitesh ajo do të kalonte në 'kujdestarinë e plotë' të babait të saj. Pa kaluar shumë kohë, burri kishte vdekur pas një aksidenti me aeroplan, ndërsa në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij edhe vajza e çiftit kishte ndërruar jetë, për shkak të leukemisë". 

Shtëpia e pushtuar nga fantazma

"Një herë pati ardhur një grua e cila më pati thënë se frikësohej të ngjitej në katin e sipërm të shtëpisë së saj, për shkak se në të kaluarën kishte dëgjuar disa hapa në një dhomë në katin e sipërm. Në fakt, asnjëri nga familjarët e saj nuk kishte guxim të shkonte në katin e epërm. Si rrjedhojë, pasi pati ardhur të unë e pata këshilluar që ta ndizte një qiri dhe të fliste me fantazmën që ishte ngujuar në dhomën e fjalë. Pasi që kishte vepruar kështu, fantazma e djaloshit ishte zhdukur përgjithmonë nga shtëpia". 

Sëmundja e rëndë

Ky është tregimi më i rëndë për zonjën Saxman. "Një ditë pati ardhur për vizitë një grua, mirëpo, më t'u futur në dhomën time, unë pata filluar të ndihem keq me shëndet. Më vinin të vjella të mëdha dhe mezi pata shkuar në tualet për të vjellë. Kur u pata kthyer për të biseduar me të, i pata thënë që ajo kishte nevojë të shkonte për kontroll tek doktori, pasi që trupin e saj ishte ngujuar një lloj sëmundjeje e rëndë, ndonëse nuk e dija a ishte kancer, apo diçka e ngjashme. Përkundër përpjekjeve të mia për ta bindur, ajo nuk më pati dëgjuar dhe pas disa muajsh, lajmërimin për vdekjen e saj, e pata parë në një gazetë lokale.

(Kosova Sot Online)