Shkencëtarët ndërtojnë një "teleporter" real

  • 08 dhjetor 2019 - 08:23
Shkencëtarët ndërtojnë një

I nxhinierët në Gjermani kanë bërë hapat e parë kah ndërtimi i një transportuesi të njerëzve, të tillë sikur që shihet në "Star Trek".E quajtur "Scotty", në bazë të inxhinierit kryesor, kjo makineri përmban dy njësi - një për dërgim, e një për marrje.

Objekti që duhet të transportohet së pari vendoset në njësinë dërguese, ku shpërbëhet dhe skanohet nga kompjuteri.

Më pas, diagramet skematike të objektit dërgohen me internet në njësinë marrëse, e cila përdor një printer tredimensional për ta rikrijuar objektin në një lokacion të ri, i cili mund të gjendet kudo në botë.  

Edhe pse, në aspektin teknik, kjo makineri është më shumë kopjues, sesa transportues, pajisja në fjalë ia del që ta riprodhojë objektin në kuadër të limitacioneve të tashme të teknologjisë 3D.

(Kosova Sot Online)