Librat e pakuptueshëm - "Codex Seraphinianus"

  • 10 December 2019 - 11:45
Librat e pakuptueshëm -

I shkruar midis viteve 1976 dhe 1978, nga Luigi Serafini, ky libër më së miri është përshkruar si libër natyror i historisë i një toke paralele, ku jeta është e ngjashme, por në të njëjtën kohë, e çuditshme dhe aliene. Me përafërsisht 360 faqe, ky libër thuajse në tërësi është shkruar në kode, apo tekst të shifruar. Edhe pse autori ishte ende gjallë deri në vitin 2013, ai vazhdimisht kishte refuzuar që të komentonte dhe të tregonte se a bëhej fjalë për një gjuhë të vërtetë, apo për një grumbull simbolesh, të mbledhur për ta krijuar iluzionin e ndonjë kuptimi.

Libri përmban 11 kapituj dhe, pa dyshim, ai është një kryevepër e imagjinatës që sfidon instinktet natyrore të perceptimit njerëzor. Pamjet kanë ngjyra të gjalla dhe, përkundër asaj se në të shumtën e rasteve, ato janë të pamundshme, megjithatë ato duken të besueshme. Ky është një libër i rrallë, ku një kopje e tij kushton më shumë se 500 dollarë. Mbetet ende që të deshifrohet për ta kuptuar.

(Kosova Sot Online)