A ringjallen edhe kafshët?

  • 12 December 2019 - 09:29
A ringjallen edhe kafshët?

Tash vonë, Papa Françesku bëri bujë kur tha se parajsa është e hapur për të gjitha krijesat. Shumë e interpretuan këtë duke thënë se kafshët, sikur edhe njerëzit, mund të shkojnë në parajsë pasi që të vdesin, respektivisht ngordhin. Sido që të jetë, ka pasur raportime të shumta rreth pamjes së shpirtrave (fantazmave) të kafshëve, sidomos të kafshëve manare, duke u kthyer nga vdekja me zërin e tyre karakteristik dhe me shprehitë e tyre që i kanë pasur derisa ishin gjallë.

Një person i cili veten e identifikon vetëm me emër, Jan, thotë se çdo natë atë e vizitojnë qentë e tij të ngordhur. Ai thotë se tash më shumë se një vit, çdo natë qentë e tij, të cilët i kanë ngordhur, natën kthehen dhe flenë me të. Ai thotë se nuk i sheh me sy ata, por e ndjenë aromën e tyre dhe prekjen në këmbë dhe gjetiu. Por, një person tjetër, me emrin Tracy, thotë se kur ishte zgjuar në mëngjes kishte parë një qen fantazmë, i cili nuk ishte aspak miqësor. Kur iu kishte treguar fqinjëve, ata i kishin thënë se ky ishte qeni tanimë i ngordhur i ish-pronarit të shtëpisë, të cilin i zoti i tij e keqtrajtonte pa masë.

(Kosova Sot Online)