Incizohet një UFO në formë kali në afërsi të një vullkani aktiv në Meksikë

  • 13 December 2019 - 09:02
Incizohet një UFO në formë kali në afërsi të një vullkani aktiv në Meksikë

Një UFO mbresëlënëse, që i përngjan në dukje një kali të madh e të zi, është kapur nga kamerat në afërsi të një vullkani në Meksikë. UFO-ja në fjalë, që është parë në afërsi të vullkanit aktiv Colima, e që gjendet në perëndim të Meksikës, tani është duke u investiguar nga autoritetet meksikane.

"Së fundmi ka pasur shumë aktivitete paranormale në afërsi të këtij vullkani, ndërsa ngjarja e fundit vetëm sa i ka vënë kapak të gjitha dyshimeve për dukuritë misterioze", ka thënë entuziasti i UFO-ve, meksikani Eufrasio Gonzales Carrasco. Ai më pas ka shtuar si me ironi se këto aktivitete paranormale mund të jenë një shenjë që UFO-t po mundohen të mbledhin prova dhe ekzemplarë të jetës në planetin tokë.

(Kosova Sot Online)