Rusët planifikojnë ndërtimin e një baze në hënë

  • 19 December 2019 - 11:06
Rusët planifikojnë ndërtimin e një baze në hënë

Agjencia ruse e lajmeve, "Tas", ka bërë me dije se Rusia planifikon të bëjë disa misione dhe ta ndërtojë një bazë sekrete në Hënë, qysh viteve të tridhjeta të këtij shekulli. Edhe pse SHBA-ja kishte mundur ish-BRSS-në në garën për të arritur në Hënë.

Rusia tani dëshiron ta tejkalojë këtë. Sipas informatave më të reja, planifikohet që të lansohen gjashtë raketa të mëdha - Angara A5, të cilat në çift do të fluturojnë në tri misione të ndara, me qëllim të ndërtimit të një baze të përhershme në Hënë. Ajo do të përfshijë ndërtimin e centralit elektrik diellor, stacionit për telekomunikim, stacionit teknologjik, stacionit shkencor, roverit për kërkime, vendit për aterrime dhe fluturime, etj. Kritikët thonë se rusët nuk kanë as para, e as kohë për një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)