UFO-ja që u rrëzua në tokë para syve të pilotit

  • 22 December 2019 - 08:41
UFO-ja që u rrëzua në tokë para syve të pilotit

Ish- koloneli i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish- piloti i aeroplanëve ushtarak para shumë vjetësh, në një dëshmi të hapur së fundmi, kishte kujtuar incidentin që i kishte ndodhur shumë kohë më parë.

Robert Willingham kishte qenë duke drejtuar aeroplanin e tij 'F-86' përmbi Teksasin Perëndimor kur kishte parë një objekt të çuditshëm, të cilin e ka përshkruar si 'yll që shndriste' dhe për të cilin ka thënë se e kishte kaluar me shpejtësi të madhe, para se ta bënte një kthesë prej 90 shkallësh dhe me një shpejtësi të madhe të nisej në drejtim të tokës.

I vendosur për ta ndjekur, veterani i Luftës së Dytë Botërore dhe i Luftës së Koresë më pas kishte parë se si objekti në fjalë ishte rrëzuar në tokë në afërsi të Del Rios në Teksas. Pak kohë më vonë ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishte parë një objekt të çuditshëm me ngjyrë të hirtë, që ishte përplasur përtokë e demoluar.

(Kosova Sot Online)