Arkeologët zbulojnë 'varrezat e vampirëve' në poloni

  • 03 January 2020 - 13:52
Arkeologët zbulojnë 'varrezat e vampirëve' në poloni

Shfaqja e paganizmit ua kishte futur njerëzve frikën nga djajtë, për të cilët nuk kishin menduar paraprakisht, mirëpo siç duket një komunitet në Poloni kishte gjetur mënyrën për t'u përballë me ta. Ata kishin vendosur që të vdekurit e komunitetit të tyre t'i varrosnin bashkë me një drapër, që i vendosej të vdekurit në fyt dhe i shtyhej mirë, për t'u siguruar që edhe nëse të vdekurit e tyre të ringjalleshin, të mos ia dilnin të shkonin shumë larg!

Pesë varre të tilla janë gjetur deri më tani dhe hulumtuesit, të cilët pretendojnë që këto varre datojnë që prej shekullit të shtatëmbëdhjetë, janë shenjë e frikësimit të këtij komuniteti nga djajtë dhe ringjallja e të vdekurve.

(Kosova Sot Online)